Me nje pervoje te madhe tashme ne futbollin shqiptar si trajner Armando Cungu di te dalloje ndryshimet edhe gjerat pozitive dhe ato negative qe ndodhin ne kampionatin tone. Ai, ne nje interviste per TV Rozafa, ai ka folur per ecurine e sivjetme te Vllaznise teksa e ka pergezuar per ecurine e deritanishme dhe ka bere thirrje po ashtu per kujdes.

“Vllaznia duhet thene se ndodhet ne pozita komode ne renditje dhe qe i jep qetesi, por eshte edhe gjysma e kampionatit per t’u luajtur dhe çdo gje mund te ndodhe ne futbollin shqiptar. Une si shkodrane do i sugjeroja Vllaznise qe te jete shume e kujdesshme sepse siç e thashe, çdo gje mund te ndodhe.

E them kete edhe fale eksperiencave personale qe kam patur me ekipe te ndryshme dhe sidomos me Vllaznine, kur 6 jave pa mbaruar kampionati ishim ne vendin e katert dhe flitej per Kupat e Europes. U kerkonte nje pike dhe ishte shume e veshtire ta gjeje ate pike. Duhet qe ajo te mos kete eufori sepse ne fakt ne shkodranet e kemi si veti dalluese.

Tifozeria eshte kerkuese dhe me 2-3 ndeshje te mira, kalojme ne vetekenaqesi dhe ne njefare menyre i bejme dem edhe ekipit, keshtu qe duhet te jemi shume serioze dhe me kembe ne toke, duke filluar nga tifozeria dhe ne veçanti ekipi”- eshte shprehur Cungu.

I pyetur se cila eshte e veçanta e Vllaznise se sivjetme, ish- futbollisti dhe ish- trajneri i saj pergjigjet: “E kam thene edhe me perpara se blerja me e mire e Vllaznise sivjet eshte Alban Xhaferi, pa mohuar kurrsesi ketu punen e trajnerit dhe te stafit teknik.

Tani flasim per nje Vllazni krejt tjeter, ne kushte krejt te tjera, pa problematikat qe e kane shoqeruar kete skuader ne vitet e fundit. Tani punohet me qetesi, pa stres dhe pa presion dhe kjo ka sjelle keto rezultate qe jane sot”.

Te premten Vllaznia do te luaje ndaj Laçit, skuadres qe Cungu e ka drejtuar deri para dy muajsh. I pyetur ne lidhje me kete sfide, ai do te shprehej: “Ndeshja me Laçin eshte shume e rendesishme. Vllaznia do te luaje perballe nje ekip qe ka nje kontigjent te mire lojtaresh, nje ekip qe di te luaje futboll mire.

Duke pare edhe kalendarin e ndeshjeve te ardhshme te Vllaznise kur ajo do te ndeshet me Apolonine dhe Skenderbeun, mendoj se ndeshja me Laçin ndoshta ndoshta eshte vendimtare sa i takon arritjes se objektivit madhor te ekipit shkodran”./SHKODRA-SPORT.COM/