Braziliani i Vllaznisë, Viktor da Silva, do të jetë mungesa e vetme, të paktën deri tani, për takimin ndaj Partizanit.
Ai u dëmtua pikërisht ndaj Partizanit në takimin e Kupës, ndërsa po vijon terapinë.

Nga sa mësohet, mesfushori me tipare sulmuese e ka të pamundur që të riaftësohet deri të shtunën. Edhe ne seancen e djeshme ai ka munguar sepse eshte duke u riaftesuar por me shume te ngjare nuk do te mundet ta beje kete gje deri ne fund te javes.

Ndërsa shqetësime kanë shfaqur pas ndeshjes së fundit në Durrës edhe sulmuesit Ante Aralica e Ardit Hoxhaj. Megjithatë, këta të fundit nuk rrezikojnë të mungojnë ndaj Partizanit, pasi janë probleme fizike të vogla.

Rikthehet nderkohe mbrojtesi Bulatoviç qe do te plotesoje qendren e mbrojtjes bashke me Adilin dhe si rezultat, kapiteni Gurishta do te kaloje ne te djathte serish. Tek Vllaznia per momentin po u kerkohet nje sakrifice te gjithe lojtareve per ta mbyllur ashtu si duhet kete sezon.