Nje lajm i gazetes “Shkodra Sport” pak kohe me pare, ka vene ne levizje arbitrat e futbollit te kolegjiumit te Shkodres. Ka qene pikerisht lajmi ku shkruhej qe kolegjiumi i Lezhes krenohej aktualisht me te paturit tre arbitra te FIFA-s, nderkohe qe ne Shkoder ankohen per mungesa ndeshjesh ne Superlige!!!

Pikerisht nisur nga kjo, kryetari i ketij kolegjiumi ka thirrur ne nje mbledhje arbitrat e Superiores dhe te kategorise se pare, prej te cileve ka kerkuar rritjen e punes, ne menyre qe ne te gjitha ndeshjet qe do u besohen, te tregojne vlerat e tyre.

Natyrisht qe nuk kane munguar edhe argumentat e vete arbitrave kryesore dhe anesore se puna e tyre nuk ka munguar asnjehere por padyshim qe do te vazhdojne te punojne fort per te pritur edhe ato momentin e tyre.

Konkluzioni i kesaj mbledhje ne fakt ka qene se ata kerkojne t’u jepet me shume besim dhe mbeshtetje dhe nese ndodh kjo, sigurisht qe ato do t’i tregojne vlerat e tyre dhe pse jo, te kete arbitra me stemen e FIFA-s edhe nga ky Kolegjium./SHKODRA-SPORT.COM/