Vllaznia humbi 0-1 në fushën e Laçit. Në përfundim të sfidës, për mikrofonat e Super Sport”, trajneri i shkodranëve, Tomas Brdariç, nuk i kurseu pakënaqësitë rreth gjykimit të arbitrit.

“Ajo që mund të them se çdo gjë mund të ndodhi. Në përgjithësi s’duhet ta analizojmë këtë ndeshje. Më vjen keq për lojtarët e mi, pasi vetëm mund t’i komplimentoj për paraqitjen e bërë në fushë. Rezultati mund të diskutohet ose jo. Ishte dhe fati kundër nesh.”

Goli i anuluar dhe penalltia e Laçit

Çfarë nuk kuptoj unë se pse reagoi VAR-i aty? Askush nuk e pa në stadium që kishte prekje të topit me dorë. Kjo nuk është hera e parë që ndodhë këtë vit. Da Silva nuk ishte e qëllimshme dhe nuk e ndihmoi ta çonte topin përpara. Ne na u duk një prekje e qartë në stomak .Nuk e di çfarë ka para arbitri dhe VAR-i. Duhet të pyesni ata. Për mua është qesharakë, nuk është prekje me dorë.

Gjykimi kundër këtë sezon, përveç fatit të keq

Nëse mendoni se kam diçka kundër arbitrave, e keni gabim. Për mua është për të ardhur keq për ekipin që del me humbje. Duhet të analizojmë të tërë ndeshjen në tërësi bashkë me gabimet tona. Kanë qenë 4-5 raste që na kanë penalizuar.

Duhet të jeni të kujdesshëm me deklaratat që jepni në studio. I mirëkuptoj pyetjet e gazetarëve dhe e di që doni të më ngacmoni pak. Ne duhet të luftojmë të kthehemi në rrugën e duhur pasi kampionati është ende i gjatë.