Barazimi i sotem ndaj Teutes i ka kushtuar pankinen trajnerit te Kukesit Shpetim Duro. Drejtuesit e klubit kane vendosur shkarkimin e tij pikerisht pak minuta me pare.

Ky eshte njoftimi qe ka leshuar klubi kukesian pikerisht per kete çeshtje:

Njoftim i klubit!

Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Klubi ka vendosur të shkarkojë teknikun për shkak të mungesës së rezultateve. Fillimi jo i mirë i fazës së tretë dhe sidomos ndeshjet ndaj Bylisit, Tiranës dhe së fundmi ndaj Teutës, ka bërë që Duro të shkarkohet!

Pas 24 javësh kampionat, Kukësi renditet në vendin e dytë me 4 pikë larg kreut! Klubi falënderon Duron për gjithçka ka bërë te Kukësi dhe i uron suksese në të ardhmen!

Shkarkimi i Duros vjen nderkohe para ndeshjes qe Kukesi do te luaje te merkuren ndaj Vllaznise, megjithate deri atehere me siguri qe klubi do te kete gjetur zevendesuesin e ketij trajneri.
www.shkodrasport.com