Vllaznia U20 ka fituar pasditen e sotme Kupën “Rinia” pas një finaleje dramatike të luajtur më sallën sportive “Feti Borova” të kryeqytetit. Vajzat e drejtuara nga trajnerët Mark Kroqi dhe Ferdinand Bardeli kanë fituar
3-2 në finale ndaj Skënderbeut duke merituar kësisoj këtë trofe.

Kjo finale është shoqëruar me një rivalitet shumë të madh në mes dy ekipeve. Vllaznia në fakt e nisir mirë ndeshjen duke fituar setin e parë dhe më pas edhe të dytin dhe këtu krijohet ideja që trofeu do të shkonte për të, por nuk do të ndodhte kështu.

Korçaret zgjohen dhe fitojnë setin e tretë dhe më pas edhe të katërtin duke e çuar kësisoj ndeshjen në set final. Ky fundit, është dominuar në fakt nga vajzat kuqeblu të cilat e fitojnë atë me rezultatin 15-9 dhe në këtë mënyrë krejt ndeshjen me rezultatin 3-2.

Në fund të aktivitetit është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të Kupës teksa përfaqësuesit e Federatës ia kanë dorëzuar atë kapitenes Leda Preçetaj dhe më pas në kampin shkodran ka shpërthyer festa.
www.shkodrasport.com