Talenti mbetet, por bashke me te edhe “veset”. Futbollisti brazilian Victor da Silva po shfaq edhe te Partizani te njejtat probleme qe ka shfaqur edhe tek Vllaznia. Kryesisht demtimet e shpeshta dhe ato jane serish prezente tek ai.

Da Silva mungoi ne ndeshjen e kaluar te te kuqve ne Kukes dhe do te mungoje edhe ne ndeshjen e rradhes te vlefshme per Kupen e Shqiperise nderkohe qe drejtuesit mendojne dhe shpresojne qe ai te riperohet per derbin me Tiranen.

Demtimet e shpeshta apo dhe probleme te tjera ai i pat shfaqur ne te dy vitet qe ishte pjese e Vllaznise dhe pikerisht prej tyre, Da Silves nuk iu ofrua me rinovimi i kontrates.

Partizani nderkohe ngulmoi shume per ta marre duke shpresuar qe ai te luaje rolin e tij ashtu si duhet ne fushen e lojes, por natyrisht qe u duhet te pergatiten se ne shume ndeshje nuk do ta kene te gatshem ashtu siç po ndodh aktualisht.

Ne fakt, eshte mekat qe nje futbollist me cilesi te tilla te mos shfaqet ashtu si duhet ne fushen e lojes. Ndoshta konstrukti i tij fizik eshte i tille qe nuk perballon shume ndeshje, por mund te jetee dhe karakteri i tij qe e penalizon./SHKODRA-SPORT.COM/