U largua i demtuar qe ne pjesen e pare te ndeshjes gjysmefinale te Kupes ndaj Partizanit dhe kishte shpresa per nje rikthim te tij ne ndeshjen e rradhes, por duket se nuk do te ndodhe keshtu.
E kemi fjalen per sulmuesin brazilian Victor da Silva. Ai ka qene i pranishem ne seancen stervitore te dites se sotme te kuqebluve, por nuk eshte stervitur sepse vijon fazen e rikuperimit.
Gjendja e tij duhet pare edhe neser, por me shume mundesi ai nuk do te jete i gatshem per sfiden e se dieles ndaj Teutes, e cila do te luhet ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit.
Stafi teknik ka menduar edhe per lojtarin qe do ta zevendesoje. Ashtu siç ndodhi edhe ndaj te kuqve, vendin e tij do ta zere Fahrudin Djurdjevic, i cili do te jete ne mbeshtetje te kroatit Aralica ne maje te sulmit.
Pavaresisht mungeses se Da Silves, apo dhe te Bulatoviç per arsye kartonash, Vllaznia do te kete synim fitoren ne ndeshjen e rradhes sepse eshte ende ne loje per te siguruar Europen permes kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/