Vllaznia e volejbollit te femrave ndodhet ne vendin e katert ne kampionat dhe po ashtu eshte kualifikuar edhe per ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise, megjithate duket se nuk eshte ende ai ekipi i cili mund te pretendoje per fitimin e trofeve.

Drejtuesit e shoqates por edhe stafi teknik e ka te qarte kete gje dhe per kete arsye po planifikojne edhe nderhyrjen ne merkato sepse ekipi ka nevoje per lojtare te tjera me me pervoje.

Madje trajneri Lisha pas ndeshjes se sotme me Barletin te fituar 3-1 u shpreh: “Ne presim te tjera perforcime, dy jane lojtare shkodrane, ndersa nje eshte e huaj. Sa i takon shkodraneve, njera eshte Daniela Kodra e cila para disa kohesh kishte udhetuar drejt Italise por duket se ka vendosur te kthehet.

Ajo qe te henen do te jete ne stervitje me ekipin dhe do te federohet ne gjysmen e dyte te kampionatit. Tjetra mund te jete Klodeta Zhivani, nje sportiste me te cilen kam nje raport te shkelqyer por ende nuk kemi mbyllur asgje sepse ajo duhet ta kuptoje qe ketu eshte pune dhe duhet djersitur shume.

Nga ana tjeter ne muajin dhjetor presim qe me ekipin te na bashkohet edhe nje lojtare tjeter ruse dhe si rrjedhoje kur t’i bejme realitet keto afrime, atehere mund te flasim per te tjera objektiva”./SHKODRA-SPORT.COM/