Vllaznia e futbollit te femrave ka mberritur ne nje stad shume te larte dhe si rrjedhoje tashme per te nuk mungojne edhe “surprizat”. Kompania e mirenjohur amerikane “Rokit” nga sot eshte zyrtarisht sponsori i saj.

Marreveshja eshte firmosur ne mes perfaqesuesit te kesaj kompanie Endri Puka dhe presidentit Lazer Matija. Ky i fundit ne nje interviste per “Shkodra Sport” eshte shprehur ne kete menyre per kontraten e sponsorizimit me “Rokit”:

“Niveli ku kemi arritur ne futbollin e luajtur, po ecen tashme paralel edhe me pjesen menaxheriale dhe per te qendruar ne nivelet ku kemi arritur, padyshim qe duhet edhe mbeshtetje nga sponsore te fuqishem.

Kemi pase sponsore edhe me perpara, por zyrtarisht ne kete nivel eshte hera e pare qe nje kompani kaq serioze si “Rokit” behet pjese e jona dhe jam shume i bindur se me mbeshtetjen e saj Vllaznia do te ece edhe me perpara. Kjo mbeshtetje qe na jepet eshte nje detyrim per ne, per te bere mire edhe ne te ardhmen.

Jam shume i bindur se marreveshje te tilla do te vijojne edhe ne te ardhmen dhe kjo do te na motivoje per ta mbajtur emrin e Vllaznise serish ne nivele te tilla te larta”./SHKODRA-SPORT.COM/