Skuadra e Veleçikut ka marre nje fitore te rendesishme ne kampionat duke mundur me rezultatin 3-1 ekipin e Shenkollit ne nje ndeshje me shume tension.

Koplikasit kane kaluar shume shpejt ne avantazh me ane te Tomes ne minuten e 8-te por pak minuta me vone miqte kane barazuar me ane te Danajt.

Pjesa e pare do te mbyllej ne barazim 1-1. Ne te dyten vendasit kane luajtur me mire dhe fillimisht kane kaluar ne avantazh me ane te Banushit ndersa ne fund ka qene Ujkaj qe ka shenuar me 11-metersh golin e trete dhe te fundit duke mbyllur kesisoi krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.

Ne kete takim nuk kane munguar edhe perplasjet ne mes futbollisteve te dy ekipeve nderkohe qe ka patur edhe dy kartona te kuq per futbollistet Mirdita e Danaj te Shenkollit.