Mesfushori shkodran i të rinjve të Fiorentinës, Erald Lakti, ka ngritur Kupën gjatë ditës së djeshme, pas asaj fitore të arritur ndaj Torinos me rezultatin 2-1 ne finale. Një nga futbollistët më të mirë në fushë, ishte edhe shqiptari.

Por në një intervistë për “Corriero dello Sport” disa kohë më parë, Lakti krijojë edhe paksa panik, duke lënë të hapur mundësinë për të kaluar te Italia nëse do t’i vinte një ftesë.

Gjithsesi një sinjal i mirë është fakti se futbollisti e ka festuar Kupën e Italisë me flamur shqiptar. Kjo foto është publikuar nga vetë lojtari në rrjetet sociale, për të treguar me krenari me prejardhjen e tij. Megjithatë për të pritur një vendim përfundimtar të Laktit, do të na duhet të presim ende disa kohë. /Shqiperia.ch/