Talenti shqiptar, Brajan Gruda, ka bërë një hap të madh në karrierën e tij teksa ka nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën e Mainzit që militon në Bundesligën gjermane.

Lajmi për nënshkrimin e kontratës nga futbollisti që luan për të rinjtë e Gjermanisë u bë i ditur të premten nga faqja zyrtare e klubit gjerman.

18-vjeçari Gruda aktualisht luan me Maincin U19 dhe ka shënuar nëntë gola dhe ka katër asistime në nëntë ndeshje në të gjitha garat. Gruda është nga Shkodra, teksa e ardhmja e tij pritet të jetë tepër e ndritur.

Për sa i përket ekipeve kombëtare të moshave, Gruda aktualisht është pjesë e U-19 të Gjermanisë. Në të ardhme gjasat janë të mëdha që talenti shkodran të debutojë në Bundesligë edhe pse vetëm 18-vjeç.