Pas plot 154 ditesh “vuajtje” sulmuesi nga Tuzi Kristijan Vulaj diten e djeshme ka pare serish ‘driten” e aktivizimit te Vllaznia. Ka qene minuta e 76-te kur trajneri Josa e ka futur ate ne fushen e lojes ne vend te Herald Markut.

Ne fakt qe ne momentin kur Vulaj eshte pare ne nxemje, te gjithe jane çuditur sepse trajneri Josa kishte muaj te tere qe “i kishte vene vizen”. Madje edhe kur pyetej ne konferencat e shtypit nga gazetaret, shprehej çuditshem “mos me pyesni me per Vulajn”.

Qe do te thote se nuk e llogariste me ne planet e tij. Por çfare ndodhi dje? Kete askush nuk mund ta thote me siguri se pse trajneri ndryshoi mendje. Edhe vete lojtari me shume siguri do te jete habitur kur i kane thene te futej ne fushe.

Shume vete mund te jene zhgenjyer nga ajo çfare Vulaj dha ne fushen e lojes ne ato 20 minuta, por gjithsesi e ka patur nje justifikim. Duke qene se prej 5 muajsh nuk luante asnje minute dhe e dinte qe nuk do luante, sigurisht qe eshte stervitjen nuk e ka zhvilluar ashtu si duhet.

Mbase dikush mendon qe nje futbollist profesionist duhet te beje detyren e tij por rasti i Vulajt ka qene nder te rradhet e “inatit” te trajnerit me lojtarin. Hera e fundit qe ai kishte luajtur, ka qene me 12 tetor ne ndeshjen e kthimit te Kupes ndaj Flamurtarit (3-0) kur e nisi si titullar por ne fundin e pjeses se pare u zevendesua nga Ardit Hoxhaj.

Po çfare do te ndodhe tani e tutje me Vulajn? Do preferohet serish apo do qendroje serish edhe 5 muaj te tjere ne stol? Kujtojme qe kontrata e tij me Vllaznine eshte dyvjeçare dhe ai paguhet plot 5 mije euro ne muaj. Nje dem jo i vogel financiar per klubin shkodran./SHKODRA-SPORT.COM/