Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka rene tashme nga kategoria, por nje ekip tjeter, i nje qyteti vetem 40 kilometra larg, Beselidhja e Lezhes, po ben mire dhe eshte ne gare per titullin kampion. Ky ekip tashme eshte nje realitet i ri i basketbollit shqiptar i cili eshte krijuar nje vit me pare, u ngjit sivjet ne Superlige dhe menjehere si pretendent.

Ne krye te tij eshte nje shkodran, Afrim Bilali. Njeriu qe njekohesisht mban edhe postin e trajnerit te kombetares shqiptare, po jep kontributin e tij me kete skuader dhe shpreson shume qe Beselidhja te shpallet kampione kete sezon. Ai ka pranuar te flase per gazeten “Shkodra Sport” duke iu pergjigjur pyetjeve te bera, te cilat mund t’i ndiqni me poshte:

– Afrim, Besëlidhja tashmë një realitet i ri i basketbollit shqiptar. Por kete jave e leshuat vendin e pare dhe jeni ne te dytin pas humbjes me Tiranen. Çfare ndodhi ne kete ndeshje?

Ne ndeshjen ndaj Tiranes gjerat nuk na shkuan ashtu siç e kishim pergatitur. Çaluam ne mbrojtje ndaj Hysenagollit dhe Hamatit, megjithate kjo ishte nje ndeshje thjesht e kampionatit e cila thjesht na kaloi nga vendi i pare, ne te dytin por me pike te barabarta me Teuten e vendit te pare.


– Si shpjegohet, nga kategoria e parë tashmë menjëherë pretendente për titullin kampion?

Beselidhja eshte nje ekip i formuar me ide te qarta. Menaxhimi i saj eshte shume serioz nga Bashkia Lezhe dhe sponsoret e saj shume serioze, te cilet e dine se ku ndodhen aktualisht dhe ku duan te shkojne. Nje nga ambiciet e ekipit ka qene qe ne filim qe ai te ishte pjese e fazes play-off. Une bashke me bordin drejtues te Beselidhjes e kemi rritur pretendimin dhe duam qe te dalim kampion kete sezon. Kjo nuk eshte e lehte, por edhe jo e pamundur. Kemi treguar lojera te mira dhe vazhdojme te besojme fort se mund te jemi kampione te Shqiperise.


– Cili është kontributi i Afrim Bilalit në këtë sukses të deritanishëm të Besëlidhjes?

Kontributi im eshte po aq i rendesishem po aq sa dhe kontributi i lojtareve. Nje nga trajneret me te mire ne bote perdor nje shprehje kur thote: Trajneri fiton stervitjet, lojtaret fitojne ndeshjet. Une deri tani thjesht kam aplikuar filozofine time ne mbrojtje dhe sulm, kuptohet me disa ndryshime, duke iu pershtatur edhe karakteristikave te lojtareve qe kisha ne dispozicion.

Ne suksesin e deritanishem nuk eshte vetem merite e imja, por edhe pergjigja pozitive e lojtareve ne fushe dhe deri tani jemi ok. Jam i kenaqur por sigurisht ka gjithmone vend per permiresim. Ndeshja e fundit me Tiranen na tregoi se duhet te rregullojme disa gjera ne mbrojtje dhe shpresojme shume qe deri ne fazen e play-off-it te jemi konsoliduar sepse play-off-i ka tjeter intensitet, tjeter adrenaline, tjeter gare dhe si rrjedhoje aty gabimet duhet te jene sa me te pakta.

– Po ngrihet Besëlidhja, por po bie Vllaznia. Ju vjen keq si ish- basketbollist dhe ish- trajner i kësaj skuadre?

Beselidhja eshte nje ekip i sapoformuar qe po ben jehone ne basketbollin shqiptar, por Vllaznia ka mbi nje shekull qe eshte krijuar dhe ka qene gjithmone nje ekip qe ka ushqyer ekipet e gjithe Shqiperise me lojtare. Sinqerisht me vjen shume keq qe Vllaznia ka perfunduar ne kete gjendje. Eshte nje keqardhje e madhe sepse siç e thate edhe ju, jam nje ish- sportist dhe ish- trajner i saj dhe po e vuaj kete pjese, kete renien e saj. Akoma nuk arrij ta besoj qe Vllaznia tashme do te jete pjese e kategorise se pare dhe jo me e Superiores.


– Sa shanse ka Besëlidhja për t’u shpallur kampione?

Shanset e Beselidhjes per t’u shpallur kampione jane te barabarta me shanset e Teutes, te Tiranes e te Kamzes dhe te Apolonise. E kam thene edhe diku tjeter, e bukura e ketij kampionati eshte se thuajse te gjitha ekipet e tij jane thuajse ne te njejtin nivel. Une mendoj se gara do jete e forte deri ne fund dhe shpallja e ekipit kampion do te jete nje enigem, por shanset i kemi te gjithe te barabarta. Play-off-in gjithmone e fiton ai qe gabon me pak dhe une shpresoj qe ky ekip te jete Beselidhja.


– Por edhe nëse shpalleni kampionë, a ka vlerë një sukses i tillë ngaqë ndeshjet nuk i luani në Lezhë, ngaqë ky qytet nuk ka një pallat sporti?

Ka shume vlere nese arrihet ky sukses, sepse eshte korrja e suksesit te nje investimi nga e gjithe shoqata. Kjo vertete mund te mos kete efekt sot per sot, por mund te jete nje shtyse qe edhe Lezha te kete pallatin e vet te sportit. Sepse Apolonia deri para pak kohesh i luante ndeshjet ne Vlore ndersa tashme ka nje pallat te sportit shume te mire ne Fier. Atehere pse te mos ndodhe edhe ne Lezhe keshtu?

– Ju keni provuar të njëjtën gjë me Valbonën e dikurshme, më pas me Kamzën. Duket se ju shijojnë sukseset me ekipet “pa emër” apo jo?

Nje pyetje e bukur. Tashme Kamza dhe Valbona jane pjese e historise se basketbollit shqiptar dhe shpresoj shume qe edhe Beselidhja te lere gjurme ne historine e ketij sporti.


– Së fundi, si trajner edhe i ekipit kombëtar, a ka nivel basketbolli shqiptar apo ardhja e të huajve ka prishur shumë punë?

Ne rolin e trajnerit te ekipit kombetar do deshiroja qe ne kampionat te kishte me shume lojtare shqiptare dhe me pak te huaj. Por kjo pyetje ka dy anet e medaljes: E para, nese nuk do ishin te huajt, nuk do kishim kete gare. Do kishim vetem nje ekip shqiptar me me shume leke qe do i mblidhte te gjithe lojtaret me te mire ndersa ekipet e tjera nuk do kishin nivel.

Te huajt sjellin padyshim rritjen e nivelit, nuk them domosdoshmerisht te cilesise, por nivelin e lojes e bejne me atraktiv dhe sot te gjithe ekipet jane pike me pike. Aktivizimi i te huajve mendoj se duhet te jete me limit, por ky rregull ndoshta duhet te hyje ne fuqi pas dy vitesh ne menyre qe te gjithe ekipet te marrin masa per te rritur lojtaret shqiptare, ne menyre qe pas 2-3 vitesh kur te hyje ne fuqi ligji per kufizimin e numrit te te huajve, ata te kene rritur lojtaret e rinj.

Do kisha shume deshire qe lojtaret e rinj shqiptare te ishin vete me ambicioze, te kishin me shume deshire qe te ishin ata ne formacionin e ekipeve te tyre dhe te mos i linin venden te huajve qe te ishin berthama e ekipit.Kjo do rriste edhe nivelin e ekipit kombetar.
Intervistoi: Gjergj KOLA