Saturday, March 21, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDaja: 1 pikë në Shkodër është e mirë

Daja: 1 pikë në Shkodër është e mirë

Trajneri Ilir Daja foli pas barazimit pa gola të Dinamos me Vllazninë. Tekniku dinamovit ishte i kënaqur me qasjen e ekipit në Shkodër.

“Sigurisht që neve në këto momente na duhen pikët dhe loja. Sot ajo që më kënaqi me ekipin tim, nuk ishte rezultati pavarësisht se nuk është keq në Shkodër, ne nga mënyra e lojës ishim shumë vertikal sot. Për këtë arsye, donim që të shkonim sa më shpejt te porta kundërshtare. Sot më pëlqeu që jo vetëm lojtarët që startuan, por edhe ato nga pankina ishin të gjithë në maksimum. M’u kujtua forma e ekipit para 2026-ës. Gjatë kësaj periudhe kemi pasur probleme të asaj që quhet atmosferë dhe entuziazëm. Mungesa e pikëve dhe rezultateve, kishin krijuar atmosferë shumë të zymtë në klub. Lojën e kemi filluar mirë, kishim në momentet e para disa raste. Kemi bërë gabim në sulmet e Vllaznisë, e shpjeguam në pushim të ndeshjes. I dhamë mundësi që të na dëmtonin me topa në thellësi. Besoj se sot spektatorët që ishin në stadium dhe jo vetëm, kanë parë ndeshje të bukur. Jo vetëm nga Dinamo, por edhe Vllaznia. Na duhen pikët, 1 pikë në Shkodër është e mirë.

Rasti i humbur? Kur vjen dhe të krijohet rast i tillë, të vjen keq që mos shkosh drejt finalizimit. Në lojë me atë intensivitet, kur vijnë minutat e fundit, futbollistët nuk janë të qetë për të realizuar një pas që mund të jetë edhe i thjeshtë.

Dhe neve, jo vetëm në pjesë të dytë, besoj se nga ato që prodhuan të dy ekipet ishte rezultati më i drejtë. Mund ta fitonim ne, por edhe Vllaznia. Në pjesën e dytë ndryshoi duke parë, që Vllaznia luante me 2 lojtarë të fortë në ajër si Balaj dhe Bismark. Ne i lamë Alijin dhe Teikseirën 1 kundër 1. Meksi dhe Neziri bënin një gabim të vogël, që është i gabuar në vendosje. Dita duke qenë me Kallakun. Këtë korrigjuam, nga topat e gjatë zbritëm Malomon dhe Vilën për të neutralizuar lojën e Vllaznisë. Balaj dhe Bismark mbështeteshin nga lojtarët e pestë, Mala dhe Jago. Dhe ajo që ndoshta nuk u bë mirë në pjesën e dytë, ishte që kur ne dilnim në kundërsulm, ne për një pasim në diagonal. Dy stoperat e Vllaznisë ishin të hapur, mund të rrezikonim. Të paktën të kishim finalizuar me goditje në portë. Më e rëndësishme është kur në anën psikologjike, ekipi u kthye. Kishte përkushtim për të marrë rezultat, pavarësisht se luanim me Vllazninë kryesuese.

Dy lojtarët tonë që funksionuan mirë ishin Vila dhe Malomo. Krijuan superioritet, dhe nga aty nisej treshja e sulmit. Mustafa ndeshje e mirë, edhe nga Bernardi me Bregun në kundërsulme ishin goxha efikasë. Përveçse na mungoi shërbimi, jo se nuk ishin altrustë, por mes Berishës dhe Bregun. Në këto sulme, pasi krijonin kundërsulme mund të ishin 1 kundër 1 me stoperat e Vllaznisë, për të shkuar drejt finalizimit. Krijuam gjerësi me Bregun dhe Berishën.

Final Four? Ne do luftojmë në të dyja frontet. Përveçse është Final Four, pikët na japin të drejtë që të luftojmë deri në fund. Duhet të rikthehemi fort. Ne kemi dhe Kupën, pra jemi në të dyja drejtimet në objektiva. Duhet sforco e madhe. Tani pasi mbaroi ndeshja, lojtarët kërkuan 3 ditë pushim se e kanë të nevojshme. Nga 10 takime, nëse do kalojmë gjysmëfinalen dhe 7 javë që kaluan, më kërkuan 3 ditë pushim. Të gjithë vendosëm që për këtë objektiv, pikët që kemi lënë pa marrë, ta ulnim 1 ditë pushimi që të jemi të fokusuar. Të jemi të gjithë bashkë për maksimumin”, u shpreh Ilir Daja për “RTSH”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments