Beselidhja e basketbollit te meshkujve vazhdon te beje mire me ecurine e saj jo vetem ne kampionat, por edhe ne Kupen e Shqiperise. Mbremjen e sotme ajo eshte ndeshur ndaj Partizanit ne ndeshjen e vlefshme per turin çerekfinal te ketij kompeticioni.

Lezhjanet nuk e kane patur aspak te veshtire te triumfojne ndaj te kuqve dhe si rrjedhoje ne fund te 40 minutave, jane sigluar shifrat 105-60. Epersia ka nisur qe ne perioden e pare qe u fitua prej tyre me shifrat 22-12.

Ajo eshte thelluar edhe me shume ne te dyten qe fitohet serish nga Beselidhja me nje rezultat edhe me te thelle 27-9 dhe ne kete menyre shkon ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 28 pikesh.

Kjo ka bere qe trajneri Bilali te aktivizoje te gjithe lojtaret megjithate epersia ka ardhur duke u thelluar. E treta mbyllet 31-29 ndersa e katerta 25-10 dhe ne kete menyre krejt ndeshja fitohet me nje diference prej 45 pikesh nga Beselidhja, 105-60.

Skuadra lezhjane ne kete menyre kualifikohet per ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise ku do te ndeshet me ekipin e Vllaznise, i cili nga ana e tij u kualifikua duke mundur ne shtese Teuten 104-100./SHKODRA-SPORT.COM/