Xavi Hernandez ka folur pas humbjes 4-1 të Barcelonës nga Real Madridi në finalen e Superkupës së Spanjës. Trajneri i skuadrës katalunase ka thënë se kjo humbje ishte e hidhur dhe se u kërkon falje tifozëve të tyre.

“Është e hidhur. Ne prisnim shumë, ishim të motivuar, por kjo ishte ndeshja jonë më e keqe”, deklaroi Xavi për mediat pas humbjes 4-1 kundër Real Madridit në Superkupë.

Duhet të pranojmë kritikat. Ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë dhe Real Madridi e meritonte të fitonte. Ne duhet ta përdorim këtë si një mësim.

Zhgënjim, trishtim. Nuk u ndjemë rehat. Duhet të kërkojmë falje nga tifozët. Barça do të kthehet”, shtoi më tej trajneri i Barcelonës.

Real Madridi ka shkuar tani në 101 trofe të fituar në histori të klubit, ndërsa Barcelona ka 99-të sosh në të gjitha garat. /Telegrafi/