Skënderbeu pret në shtëpi Vllazninë, me takimin e vlefshëm për Kategorinë Superiore që fillon në orën 20.45. Korccarët vijnë në këtë përballje pas tre humbjesh, nëj arsye më shumë kjo për të kërkuar fitoren.

Trajneri Daja ka zhvilluar konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka cilësuar shkodranët si nëj skaudër që luan futboll të bukur. Gjithashtu, ai tha diçka edhe për të ardhmen e Bruno Ditës, me këët të fundit që ldihet me një kalim te Shkëndija.

“Të merremi me Vllazninë, që nuk e shohim nga klasifikimi. Ka fituar në Korçë, siç kemi fituar edhe ne në Shkodër. Kanë në grup lojtarë me eksperiencë në Superiore. Do e mendojmë si ndeshje kundër Vllaznisë, një ekipi që luan futboll të bukur dhe që duhet ta kesh kujdes. Kemi një shans të rikthehemi pas rezultateve jo të mira.

Duke qenë të kujdesshëm, shpresojmë të shkojmë te fitorja. Normalisht duke qëndruar me këmbë në tokë dhe duke e vlerësuar Vllazninë.Ka rikthime në ekip, por nuk janë në gjendje optimale. Taipi nuk është për shkak kartonësh.

Në ndeshjet në vazhdim nuk do kemi krahun e djathtë. Do mundohemi që këtë çift ta zëvendësojmë sa më mirë të jetë e mundurNe kemi mënyrën tonë të lojës dhe duhet t’ia imponojmë Vllaznisë. Siç dihet, ata kanë potencial dhe nëse i lë të shfaqen, atëherë do ta kemi të vështirë. Duhet t’u imponojmë lojën tonë, në mënyrë që të marrim maksimumin tone.

Bruno Dita te Shkendija? Nuk dua të shpërndahem, është kohë merkatoje. Do ketë lajme të tilla për shumë lojtarë. Nuk mund të jem ai që mund të japë një përgjigje. Nesër, Dita dhe çdo lojtar tjetër do të fokusohet te ndeshja”, – përfundon Daja./newsport/