Partizani-Vllaznia ishte supersfida e javës së 3-të të Abissnet Superiore. Një ndeshje e luftuar deri në momentet e fundit, por në fund të dyja ekipet morën vetëm nga një pikë. Da Silva kaloi Vllazninë në avantazh që në minutën e 4-të të pjesës së parë, ndërsa Partizani barazoi në minutën e 88-të me Rrapajn. Në fund të ndeshjes për “Gol pas Goli”, trajneri i Partizanit, Ilir Daja u shpreh:

Analiza e ndeshjes? “Kishim rast për të shënuar gol më para se Vllaznia. Kemi qenë mbi Vllazninë për raste në portë, mbajtjen e topit dhe në çdo gjë tjetër. nëse do të rregullojmë disa gjëra të tjeranë mënovër besoj se do jemi akoma më mirë.

E dorëzojmë topin shumë shpejtë dhe na kushton energji dhe ndërtimin e topit nga poshtë. Mund ta dorëzosh topin kur ke presion, por jo kur nuk ke kundërshtar afër, kjo nuk më pëlqen. Ajo që më pëlqen është që lojtarët kanë mentalitet fituesit dhe nuk dorëzohen edhe pse rezultatet mungojnë”.

Kaçe? “Ka akoma më shumë për të dhënë pasi ka potencial. Me përmirësimin e gjendjes fizike mendoj se do e ndihmojë akoma më shumë ekipin. Sot ishre prezent në të gjithë fushën dhe së bashku me Malën ishin vendosur për të nxjerr skuadrën përpara”.

Ndërhyrja e Latifit? “Nuk mund të bëj komente për arbitrat pasi sa herë flas përdorën ndryshe ato që them. Meqë ka arbitra dhe VAR po u besojmë atyre për të gjitha vendimet që kanë marrë”.

Fitoret? “Derbi është ende larg, kemi derbi të ri ndaj Dinamos. Ekipi ka kondicion fizik të mirë dhe nga ndeshja në ndeshje po përmirësohemi. Kemi lojtarë të rinj dhe sot do të evindetoja Rrapjan që shënoi gol. Partizani ka një grup që mund të mendojë për të ardhmen e mendoj se së bashku me lojtarët me eskperiencë do të përmirësohen akoma më shumë.

Jam I kënaqur me repartin e sulmit, me Junior na ndihmon në sulm, por edhe me Carën që bëri sot shumë mirë. Pres më shumë nga Cardozo, por minutat që kishte Filipovic I kishte për arsye shëndetësore dhe ishte në dyshim për të luajtur”.

Mesfushorët? “Skema është ndryshuar që në minutën e 13-të. Kur luan me dy ekrane, njëri prej tyre duhet të shkojë te penalltia. Këtë gjë nuk e bëjmë dot tani pasi Mala dhe Kaçe nuk kanë gjendjen e tyre fizike. Nëse do të kenë gjendje të mirë do arrijnë ta bëjnë këtë gjë në mënyrën më të mirë”.

Golat e pësuar dhe Stenio Junior? “Duke qenë se nuk kemi akoma një mbrojtje të konsiliduar sepsepo të shikosh situata që na krijohen nga ekipet kundërshtare janë të pakëta dhe pësojmë gol. Stenio Junior do të sakrifikojë dhe do të na duhet deri në momentin që mbrojtja të jetë e konsiliduar. Nëse nuk do të kishim pësuar ato gola që kemi pësuar do të kishim më shumë pikë”.

Emoaione më shumë Dinamo apo Tirana? “Çdo ndeshje të jep adrenalinë edhe pse kam shumë vite si trajner. E përjetoj si ditën e parë, përshëndes rikthimin e Dinamos pasi është një nga ekipet me shumë tituj dhe I bën mirë kampionatit. Derbit kanë një dozë më tepër për ta fituar ndeshjen, por që të gjitha ndeshjet vlejnë 3 pikë dhe I përjetoj të gjitha ndeshjet në maksimum”./newsport/