Partizani luan kundër Tiranës të enjte në “Air Albania”, me derbin e kryeqytetit që do zhvillohet në orën 19:00.

“Demat” e Ilir Dajës do kenë dy përforcime në këtë sfidë, pasi rikthehen Mala dhe Bardhi.

Dyshja ishte e pezulluar për sfidën që u mbyll në barazim në Korçë 1-1, për shkak të kartonëve të verdhë.

Pritet që lojtarët ta nisin ndeshjen nga minuta e parë, me Dajën që u ka besuar gjithmonë këtyre dy futbollistëve gjatë këtij sezoni.

Sa i takon pjesës tjetër të skuadrës, të gjithë janë të gatshëm për të luajtur në derbi, por janë plot 5 futbollistë që rrezikojnë sfidën kundër Teutës në rast se ndëshkohen: Çinari, Hakaj, Belica, Asani dhe Zhunior.