Partizani arriti të fitonte me rezultatin 1-2 ndaj Kukësit në transfertë. Në fund të ndeshjes ndodhi një episode I veçantë pasi Partizani shënoi me Murtajn duke mos respektuar Fair Play, ndërsa më pas të kuqtë hapën portën duke i lënë golin Kukësit. Në fund të ndeshjes trajneri Ilir Daja për “Gol pas Goli” u shpreh:

Goli I Muratajt dhe goli i Kukësit? “Nuk e merr vendimin vetëm trajneri, por të gjithë. E morëm për të qenë korrekt me lojën dhe Fair Play në fushë. Është e panevojshme ta zgjasim këtë muhabet pasi lojtarët e Kukësit nuk reaguan te goli dhe Murataj nuk kishte faj te goli. E pamë që lojtarët e Kukësit nuk reaguan dhe vendosëm që në respekt të Fair Play të linim golin”.

Fitore e merituar? “Besoj se ishte e merituar pasi e nisëm shumë mirë pjesën e parë. Në pjesën e dytë e kemi mbajtur Kukësin në gjysmë fushën e tyre dhe mund të kishim shënuar më shumë gola nëse lojtarët tanë do të ishin treguar më altruist”.

Episodi i fundit I golave? “Nuk janë vendime që mund t’I gjykosh me qetësi. E bëmë këtë në respekt të lojës dhe Kukësit pasi loja ishte Fair Play. Nuk donim një gol të tillë dhe nuk kishim shumë minuta për të vendosur se cila ishte mënyrë më e mirë. Për këtë duhet të na përgëzoni pasi nuk kishim shumë minuta për ta menduar se cili është veprimi më i mirë”.

Pjesa e dytë? “Përballë kishim një skuadër si Kukësi që njësoj si skuadra jonën kanë lojtarë cilësorë dhe ndaj tyre është gjithmonë e vështirë. Ajo që nap rishi pak pjesën e parë ishte fakti që prishëm ca gjëra në manovër. Gjatë kësaj jave nuk kemi punuar në aspektin taktik pasi I kemi oraret ngjitur me kundërshtarin. U kam thënë lojtarëve që sot duhet të luani për veten dhe këtë gjë e kishin në dorë lojtarët pasi ishte javë pa orintime taktike”.

Titulli? “Kemi ngushtuar diferencën me Vllazninë, por vazhdojmë të jemi në vend të dytë. Tani që jemi me 4 pikë diferencë duhet të jemi akoma edhe më shumë me këmbë në tokë pasi kampionati është I gjatë. Kukësi dhe Tirana me këto humbje kanë bërë një hap prapa dhe kampionati do të vendoset mes 4 ekipeve”./newsport/