Tjetër fitore edhe për ekipin e volejbollit të meshkujve të Vllaznisë. Pas asaj të javës së kaluar ndaj Elbasanit (aforfe), kuqeblutë kanë fituar me të njëjtin rezultat edhe në javën e dytë të kampionatit.

Këtë herë në Durrës ndaj Teutës vendase. Një ndeshje e cila është dominuar në të gjitha drejtimet nga volejbollistet shkodranë.

Ata e kanë fituar setin e parë në shifrat 25-19, ndërkohë që në të dytin shifrat e fiksuara në fund të tij kanë qenë sërish 25-16 në favor të Vllaznisë.

Ndërkohë, në setin e tretë është e njëjta histori ndonëse kishte më shumë rivalitet megjithatë Vllaznia e ka fituar edhe atë, këtë herë me shifrat 25-19 dhe në këtë ka fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 3-0.

Në këtë mënyrë, pas dy javësh kampionat, ekipi i drejtuar nga trajnerët Artan Kalaja dhe Ermal Kraja kryesojnë renditjen me pikë të plota 6 duke treguar se do të jetë ndër pretendentët e këtij sezoni./SHKODRA-SPORT.COM/