Dybala është lojtari i momentit sot në futbollin. Ai “po merr për dore” Juventusin duke rregjistruar fitore pas fitoresh. Por në fakt sot në Pukë në ndeshjen Tërbuni- Vllaznia B kanë qenë Dy-Bala. Po, po, Dy-Bala. Dhe interesant është fakti se dy vëllezër kanë qenë kundërshtari të njëri- tjetrit.

Njëri, më i madhi- Izmiri luajti si qendërmbrojtës me Tërbunin dhe bëri një paraqitje shumë të mirë përkrah shkodranit Beci. Ndërkohë, vëllai më i vogël- Denisi, luan me Vllazninë B, edhe ai në rolin e qendërmbrojtësit dhe ndoshta ishte më i miri për ekipin e tij. Në fund sigurisht që ata janë përqafuar me njëri- tjetrin por edhe me familjarët e tyre sepse nuk pati humbës. Barazimi 1-1 ka kënaqur të gjithë dhe padyshim edhe Dy- Balat.

© shkodrasport.com