Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka qenë shumë i pakënaqur me mënyrën se si gjyqtari Laver Alla ka gjykuar ndeshjen e sotme ndaj Teutës. Edhe pse ai nuk ia vë fajin gjyqtarit për humbjen, Daja thekson se mënyra e drejtimit të tij ishte e papërshtatshme.
“Që pas ndeshjes me Bylisin kemi qenë më pak agresivë, edhe sot Teuta ishte përgatitur shumë mirë. Ishte shumë e fortë në dyluftime, kishte marrjen e territorit dhe presingun lart. Që nga ajo ndeshje me Bylisin, u pa që ekipi ka vështirësi në një ndeshje me luftë sportive brenda rregullores.
Përshëndes arbitrin Alla që është ndër më të mirët në Shqipëri, besoj që nuk kishim mundësi të përgjigjeshim kësaj mënyre loje që Teuta kishte përgatitur më mirë se ne.
Teuta uli ritmin dhe pas shënimit të golit mendoi të lëshonte territor. Ishte reagim që pas një disavantazhi është normal, por jo rrjedhojë e një manovre të mirë të ndërtuar nga ne. Përshëndes Teutën për lojën që bëri dhe mendoj se e meritoi fitoren.
Teuta mori atë që meritoi, por po i lë ironitë. Nuk mund të gjykojë më nëj arbitër si Alla. Nuk kam asgjë me Teutën, me mënyrën që kishte zgjedhur, se është lojë me dyluftime. Por nuk mund të gjykojë më një arbitër si Alla në futbollin shqiptar. Kam 25 vite karrierë, kur dal në këtë konkluzion e merrni vesh se çfarë dua të them.
Nuk ëhstë Alla që i dha fitoren Teutës, por edhe sot patëm të njëjtin problem që lojës së fortë nuk ditëm t’i përgjigjeshim”, tha Daja. /vipsport/