Trajneri I Kukësit, Orges Shehi ka folur në lidhje me duelin që verilndorët do të zhvillojnë nnesër në 17:00 përballë Laçit. Ish-portieri ka treguar se Kukësi ka shtatë finale të mbetura, ndaj nuk pret asnjë dhuratë nga Vllaznia që do të luaj sot ndaj kryesuesve të Tiranës.

Trajneri thekson se gjëndja është e mirë, veço këtu Domin e dëmtuar, ndërsa për t’u diskutuar mbetet zhvillimi I ndeshjeve me prozhektorë, pasi edhe temperaturat e larta bëjnë të vetëm.

“Fitoret I kemi marrë me lojë. Kjo na afron te objektivat tona, ejmi në një situatë të mirë dhe koshientë që do vijojmë në këtë rrugë. Janë mundësi që na jepen për të qenë brenda objektivave”, u shpreh fillimisht Shehi.

Kalendari ka qenë I ngjeshur, si është gjenja fizike?

Ne e dinim që në fillim që do të ishte një situatë e tillë dhe do kishim ngjeshje të kalendarit por jemi të kënaqur me gjendjen që ka skuadra, veç dëmtimit të Obanor që erdhi në ndeshjen ndaj Apolonisë.

Ndeshjet zhvillohen në temperature të larta, çfarë iu shqetëson më shumë në këtë periudhë?

Sigurisht që nuk është njësoj të lush në vapë apo në temperature më të freskëta. Do mundohemi në këto kushte, por shpresoj që ndeshjet të zhvillohen edhe natën me prozhektorë. Kjo mbetet për t’u diskutuar dhe për t’u parë.

Tirana luan sot ndaj Vllaznisë, prisni ndonjë surprizë nga shkodranët?

Jam I mendimit se secila skuadër ka objektivat e veta, përfshi këtu edhe Vllazninë. Ne duhet të fitojmë ndeshjet tona, kishim 8 finale tani kemi 7, ndaj duhet të shohim vetëm finalet tona.