Në orën 17.00 starton sfida Tirana- Vllaznia dhe në kampin shkodran me përjashtim të një dileme për portën, duket se 10 futbollistët e tjerë që do të zbresin në fushë nga minuta e parë, tashmë janë përcaktuar.

Kështu, në mbrojtje në këtë ndeshje do të jetë Lekaj në të djathtë e Gligorov në të majtë ndërsa në qendër do të jetë sërish dyshja e përbërë nga Adili dhe Malota.

Në mesfushë ndërkohë treshja e qendrës do të jetë e formuar nga Krymi, Gurishta e Kruja. Këta dy lojtarë do të kenë edhe mbështetjen e Likës dhe Sidorencos në krahë ndërkohë që në majë të sulmit pritet të luajë Zogaj.

Me idenë se në portë do të jetë Sherri sot, Vllaznia me këtë 11-she do të kërkojë të bëjë befasinë ndaj bardhebluve dhe kjo jo për “t’i prishur punë” bardhebluve por për të rregulluar punët e veta në rradhë të parë ngaqë nuk ndodhen në pozita aspak komode në renditje.

Siç shikohet edhe nga lojtarët e përzgjedhur, kuqeblutë do të luajnë me kujdes prapa, por me mendjen për t’i ndëshkuar bardheblutë me treshen sulmuese. Trajneri Dedja e ka bërë të qartë që dje se rëndësi ka mosdalja pa pikë nga kjo përballje dhe nëse ia dalin, do të ishte një rezultat shumë i mirë për Vllazninë.