Do të luhet ditën e sotme, “klasikja” e futbollit shqiptar, mes Tiranës dhe Vllaznisë, ku spektakli është i garantuar, edhe për rivalitetin mes dy skuadrave. Më poshtë mund të shikoni disa nga statistikat për këtë ndeshje:

Ndeshje në total: 182 Fitore,

Tirana: 79 Barazime: 47

Fitore, Vllaznia: 56

Golavarazhi: 241-198

Renditjet aktuale: 1-8

Pikët aktuale: 59-39

Fitorja e fundit e Vllaznisë: 13 dhjetor 2017, 1-0 (Kupa e Shqipërisë)

Barazimi i fundit: 8 nëntor 2019, 0-0 (Kategoria Superiore)

Fitorja e fundit e Tiranës: 7 shkurt 2020, 0-1 (Kategoria Superiore)

– 0-6 është humbja më e thellë që ka pësuar Tirana në histori dhe pikërisht nga Vllaznia në vitin 1947.

– 1-5 është humbja më e thellë që ka pësuar Vllaznia përballë Tiranës, e konkretisht më 28 shkurt 2004.

– 67 ndeshje kanë zhvilluar këto dy skuadra në harkun kohor 1998-2020, me një bilanc që gjithsesi flet për Tiranën: 37 fitore, 17 barazime dhe 13 fitore për Vllazninë. Golavarazhi: 89-54 për bardheblutë.

– Janë disa ish-ë brenda dy ekipeve. Në krahun e shkodranëve është Gilman Lika që ka veshur më parë fanellën e bardhebluve, ndërkohë që në krahun tjetër, ata që kanë luajtur me Vllazninë janë Edon Hasani, Gentian Muça dhe Ilion Lika.

– “Klasikja” e 27 majit 2017 në Kategorinë Superiore do të mbahet mend gjatë. Motivi: solli rënien e Tiranës në Kategorinë e Parë për të parën herë në 97 vite histori. Pas barazimit pa gola në javën e fundit të sezonit 2016-2017, kuqeblutë shpëtuan. E megjithatë, vitin pasardhës të njëjtin fat pati edhe Vllaznia.

Vlera në total e ekipit:

4.43 milionë € – 3.80 milionë €

Lojtari më i shtrenjtë: Edon Hasani (325 mijë €)- Alen Sheri (300 mijë €)

Mosha mesatare e ekipit: 27.4 vjeç – 26.4 vjeç

Lojtari më i vjetër: Ilion Lika (40) – Gilman Lika (33)

Lojtari më i ri: Andri Stafa (18) – Kristi Qarri (19)

Kampion i minutave: Idriz Batha (2449′) – Erdenis Gurishta (2340′)

E nisin shpesh nga stoli: Ernest Muçi (11 ndeshje) – Florind Bardulla (11 ndeshje)

Ndërrohen shpesh: Elton Kale (14 ndeshje) – Hygor Guimaraesh (13 ndeshje)

Shënuesi më i mirë: Idriz Batha (10 gola) – Gilman Lika (10 gola)

Kartonët e verdhë e të kuq: Tirana (70 V + 5 K) – Vllaznia (75 V + 2 K)

Lojtari me më shumë të verdhë: Kale e Hoxhallari (9) – Gurishta (10)

Minutat më efektive: Tirana 75′-90′ (18 gola) – Vllaznia 75′-90′ (12 gola)

Minutat më pak efektive: Tirana 45′-60′ (5 gola) – Vllaznia 0′-15′ dhe 45′-60′ (nga 2 gola)-

TITUJT KAMPIONË: 24-9

KUPAT E SHQIPËRISË: 16-6

SUPERKUPA: 11-2