Përparim Kabo ka komentuar ngjarjen e Ballshit për takimin e zhvilluar ndaj Tiranës, në atë fitore të marrë me rezultatin 2-1. Në një lidhje live për “Procesi Sportiv”, ka shuar shpresat e Skënderbeut për të fituar çështjen në Gjykatën Federale, por njëkohësisht duke frikësuar edhe Tiranën për një dënim vetëm me ndryshimin e koeficentëve.

“Ngjarja ishte më shumë sesa e shëmtuar për atë që ndodhi në Ballsh. Federata duhet të shoh ngjarjen reale që ndodhi atje. Tani do të presim goditje për futbollin shqiptar se UEFA nuk bën shaka. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një ekip vetëm me prova të koeficienteve të dënohej me 10 vite.

Dikush pret ende, por Gjykata Federale nuk gjykon në themel dhe nuk e rrëzon KAS-in. Pra shanset janë të vogla. Sa i përket ndeshjes së Tiranës, duke ashiqare.

Por duhet të dimë nëse janë të dyja ekipet të interesuara për të manipuluar ndeshjen apo vetëm një. Duhet të dimë nëse janë disa lojtarë apo i gjithë ekipi.

Lojtarët marrin pak në Shqipëri dhe prandaj luajnë bixhoz. Unë kam folur vetë me presidentë klubesh që thonë që: “Profesor e hoqa këtë futboll, se më shiste ndeshjen. E humbiste rrogën direkt”, tha Kabo. /Sport Ekspres/