Ka duruar shume ne stol, ka duruar ndoshta edhe ndonje padrejtesi, por tashme çdo gje po i kthehet ne favorin e tij.
E kemi fjalen per mbrojtesin e Vllaznise Dajan Shehi qe jo vetem po luan si titullar gjate gjithe ketyre ndeshjeve te fundit me kuqeblute, por edhe po shnderrohet ne protagonist per kete skuader.
Keshtu ndodhi edhe diten e djeshme ne ndeshjen ndaj Skenderbeut, kur mbrojtesi shtatelarte shenoi golin e barazimit per Vllaznine, pikerisht dy minuta pasi korçaret kishin kaluar ne avantazh.
Nje gol qe erdhi ne kohen e duhur sepse nese nuk do te ishte shenuar aq shpejt, kushedi se si do te kishte shkuar rezultati i kesaj ndeshje.
Vete Shehi eshte pare tejet i lumtur per kete gje dhe kete e ka shprehur edhe me nje status te publikuar ne rrjetet sociale ku ai shkruan: “Në fillim të injorojnë, pastaj të qeshin, pastaj të luftojnë, në fund ti fiton!”/SHKODRA-SPORT.COM/