Skuadra e Milanit po kërkon që të afrojë lojtarë sa më cilësorë në merkaton e janarit. Sikurse raporton “Sportmediaset” drejtuesit e klubit po shohin si mundësi për të sjellë në “San Siro” lojtarin shqiptar Edon Zhegrova.

Djaloshi 19 vjeçar njihet edhe me pseudonimin si “Messi i Kosovës”. Mbetet për t’u parë nëvijim nëse në lidhje me këtë çështje do të kemi të tjera zhvillime, nëse kemi diçka konkrete, apo janë thjeshtë zëra merkatoje që qarkullojnë në këtë “dritare” të dimrit.

Ne fakt ne adrese te ketij lojtari ditet e fundt ka patur tentativa edhe nga ekipe te tjera te cilat kerkojne sherbimin e tij megjithate ende nuk ka asgje konkrete./newsport/