Blerja e dyte e Vllaznise ne merkaton e kesaj vere, Dajan Shehi, ka zhvilluar sot paraditen seancen e pare stervitore me ekipin shkodran. Mbrojtesi shtatelarte ne fakt e ka nisur duke punuar ne menyre te diferencuar.

Kuptohet qe atij i duhet te kape gradualisht ritmin e skuadres e cila ka disa dite qe ka filluar stervitjen, nderkohe qe per te kjo ishte seanca e pare.

Si rrjedhoje, pergatitesi atletik Mihail Tzokov ka punuar per disa minuta veçmas me te dhe me pas ka qene zevendestrajneri Auron Mlloti qe e ka ndjekur nga afer, duke zhvilluar kryesisht vrapime rreth fushe.

Nga sa eshte pare ne kete seance te pare, forma e tij sportive ishte e mire dhe shume shpejt ai do t’i bashkohet grupit per te zhvilluar nje stervitje me ngarkesa te plota fizike. Dajan Shehi rikthehet serish ne Shkoder, aty ku luajti per dy sezone me rradhe dhe fitoi edhe nje trofe te Kupes se Shqiperis./SHKODRA-SPORT.COM/