Skënderbeu me humbjet që ka pësuar së fundmi nuk është në një situatë të mirë. Por, Marjo dajsinani duket optimist dhe beson te kthesa, madje që në ndeshjen e radhës ndaj Tiranës.

Dajsinani, “gardiani” shtatlartë që është edhe pjesë e skuadrës Shpresa U-21 ka pohuar se kthesa do të vijë që në sfidën me Tiranën. “Të besojmë më shumë te cilësitë tona dhe ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë, duke reaguar që në këtë ndeshje dhe të vijojmë me rezultate pozitive që ne meritojmë”, – tha Marjo Dajsinani, portieri titullar i skuadrës së Skënderbeut.

Skuadra e Ahmatajt, aktualisht ndodhet e fundit dhe rrezikon duke ditur edhe rivalitetin, por edhe nuk ka elementë me eksperiencë në gjirin e vet dhe kjo ka ndikuar deri më tani në ecurinë e bardhekuqve.