Eshte ende ne pritje te nje ftese nga drejtuesit e Vllaznise, megjithate ai vijon te stervitet me shume intensitet çdo dite sepse deshiron te jete ne forme. Kapiteni i ekipit U19 Arsen Elbasani nuk e ka te qarte akoma se ku do te luaje ne sezonin e ri.

Ai ka nisur bisedimet me drejtues te ekipeve te ndryshme, por nga ana tjeter pret te ulet e te bisedoje edhe me drejtuesit kuqeblu per te saktesuar shume gjera per te ardhmen.

Mbrojtesi 19 vjeçar qe eshte edhe pjese e kombetares U20, ne nje interviste per “Shkodra Sport” ka folur per shume gjera, por natyrisht qe kryefjala eshte Vllaznia, skuadra me te cilen ai enderron te luaje ne Superlige. Per me shume lexoni intervisten e dhene per gazeten tone:

– Arsen, çfare po beni ne keto dite te nxehta gushti?

Po stervitem me shume intensitet çdo dite ne menyre individuale me trajnerin e pergatitjes atletike Fation Kadija sepse deshiroj te ruaj formen fizike.

– E keni vendosur se ku do te luani ne sezonin e ri?

Jo akoma, jam ne pritje. Kam patur kontakte me drejtues te disa ekipeve te tjera, por une po pres qe te bisedoj edhe me drejtuesit e Vllaznise.

– Ke biseduar me to?

Kane qene disa kontakte te thjeshta. Me kane thene se po shohin per ndonje huazim te mundshem ne ndonje ekip tjeter ose te luaje me Vllaznia U21. Do pres edhe pak. Nese nuk kane ndonje interesim per mua, do shoh mundesite e tjera. Por deri me tani nuk ka gje konkrete.

– Cila eshte deshira jote te qendrosh te Vllaznia apo te luash me ndonje ekip tjeter ku mund te kesh me teper hapesire aktivizimi?

Normalisht nuk eshte se eshte keq te luash edhe ne ndonje ekip te kategorise se pare, por deshira eshte te luaj tek Vllaznia. Pse te mos jem edhe une pjese e skuadres time te zemres. Mendoj se i kam te dhenat dhe mundesite qe te kontribuoj edhe une per te.

– Kur do te vendosni perfundimisht per te ardhmen tuaj?

Do pres edhe pak dite dhe me pas, natyrisht qe do te vendos per ekipin me te cilin do te luaj ne sezonin e ri./SHKODRA-SPORT.COM/