Pasi vari këpucët në gozhdë, ish-lojtari i Kombëtares, Armend Dallku vendosi të vazhdojë karrierën si trajner, teksa tashmë ka drejtimin e Prishtinës, ku po tregon një sezon shumë të mirë.dallku
Në një prononcim të dhënë së fundmi, Dallku ka treguar se të luante me Shqipërinë ishte një kënaqësi shumë e madhe dhe një ëndërr e tij dhe e gjithë kosovarëve.
“Kisha shumë dëshirë dhe doja ta tregoja veten për të kaluar në Kosovë. Doja të jepja më të mirën dhe besoj se atë kam bërë. Unë si futbollist kam qenë i ndërtuar që të jap më të mirën. Unë jam munduar të mbuloj të gjitha pozicionet ku ekipi ka pasur nevojë, kam dhënë gjithmonë maksimumin.
Për ne kosovarët ka qenë një kënaqësi e veçantë dhe ëndërr të luaja me fanellën e Shqipërisë. Te Prishtina jam trajner dhe ndihme shumë mirë aty. Jam i bindur që nëse japim më të mirën tonë, atëherë do të vijnë edhe sukseset.
Trajneri shembull? Ka shumë trajnerë në Europë që kanë arritur suksese. Oto Bariç ka qenë një trajner shumë i mirë që unë përpiqem ta ndjek. Kërkonte të merrte më të mirën nga lojtarët e tij dhe i mbante ata të karikuar.”, u shpreh Dallku për “Supersport”.