Mateo Balaj i Vllaznisë dhe Olsion Veliaj i Tiranës janë fituesit e dy etapave të Kupës së Shqipërisë në çiklizëm për kategorinë “elitë”.
Në etapën e parë Qukës – Korçë ka qenë çiklisti i Tiranes ai që ka hyrë në finish ndërsa në etapën e dytë Korçë – Bilisht – Goricë e Madhe – Korçë 100 km ka qenë shkodrani Balaj ai që ka kaluar i pari vijën e finishit.
Etapa e dytë e juglindjes edhe për çiklistët ka qenë më e vështire për shkak të terrenit të thyer malor nga Qafë Zvezda deri në Goricë të madhe e kthim.
Që në ngjitje të Zvezdës dy çiklistët që kanë hyrë të parët në finish kanë “stakuar” të gjithë pjesën tjetër të çiklistëve dhe pasi kanë prekur pjesën fundore të Goricës ngjitur me njeri tjetrin kanë kaluar edhe finishin, me shkodranin Mateo Balaj fitues.
Edhe për presidentin e Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Hanxhakun nuk është e lehtë të organizosh gara të tilla edhe për shkak të një buxheti jo shumë të mjaftueshëm
Në dy etapat e kupës së Shqipërisë kanë marrë pjesë çiklistë të kategorive të ndryshme moshe, përfshi ata të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.