Xavi dhe Dani Alves. Një marrëdhënie shumë e qartë dhe e sinqertë mes dy simboleve të Barcelona-s. Ish-shokë skuadre, sot me role të ndryshëm. Ish-mesfushori është në stol. Brazliani gjithashtu.

Ndonjëherë edhe në tribunë. Një situatë që nuk i pëlqen aspak, por që e pranon gjithsesi për të mirën e ekipit, siç ka thënë për Mundo Derpotivo-n.

Asnjë mëri mes të dyve. Përkundrazi. “E kam ditur gjithmonë se jeta e një futbollisti ndhaet në faza të ndryshme dhe e di në cilën fazë ndodhem tani. Tashmë jam më afër fundit se sa fillimit”, ka thënë Alves.

“Nëse Xavi do të më kishte trajtuar kështu kur isha 25 vjeç ka shumë mundësi që të ishim zënë me grushte, por tani është ndryshe. Jemi këtu për të ndihmuar Barçën dhe jam i vetëdijshëm sa të vështirë e ka patur të më lërë jashtë listës europiane, por duhej të merrte një vendim.

“E dija shumë mirë se unë isha një nga ata që mund të lihej jashtë. Gjithsesi, nëse do të fitojmë Europa League do të ndihem kampion sepse është një titull i Barcelona-s.

“Edhe pse natyrisht do të ketë një shije ndryshe. Megjithatë, gjëja e rëndësishme është që të fitojë Barça. Jemi favoritë, ashtu siç është Brazili në Kupën e Botës. Është logjike të jetë kështu”./telesport/