Kukësi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Egnatias. Sfida e luajtur në stadiumin e Kamzës nuk prodhoi fitues, por shumë polemika pasi verilindorët shënuan në fund me Lulajn, por gjyqtari e anulloi me VAR për prekje me dorë.

Pas ndeshjes trajneri i Kukësit, Diego Longo shpërthen ndaj gjyqtarëve, ndërsa ka reaguar edhe në rrjetet sociale. Italianit duket se nuk i ka dalë ende inati nga ky takim dhe në postimin e tij shkruan se stadiumi i Kamzës është është i vetmi stadium që refuzon të luajë pasi është një fusha patatesh.

Në fund, Longo tregon se është kërcënuar edhe ofenduar me fyerje seksiste nga delegati i sfidës pasi kërkoi llogari për anullimin e golit.

Postimi i Diego Longo:

Mund të them se luajtëm një pjesë të parë të mahnitshme dhe mund të kishim bërë më mirë në pjesën e dytë.

Mund të thoja që në letër ishim në shtëpi, por u detyruam të luanim në stadiumin e vetëm të cilin e kisha refuzuar absolutisht sepse më shumë se një fushë futbolli është një fushë me patate.

Mund të them që në minutën e 89-të shënuam dhe fituam ndeshjen.

Mund të them që në pas ndeshjes jam kërcënuar dhe ofenduar me fyerje seksiste nga delegati i Federatës për shkak se kam kërkuar mendim për keqpërdorimin e Var.

Unë nuk do ta bëj atë.

Ndonjëherë është më mirë të heshtësh.