Ka nisur thjesht si nje deklarate e bere ne nje studio televizive, por ajo çfare ka thene ish- drejtori i Akademise Vllaznia Qashif Hoxha, eshte kthyer ne nje debat. Pas reagimit te djeshem te trajnerit Josa, ne kete debat eshte permendur edhe nje tjeter ish- funksionar i Klubit Vllaznia, pikerisht ish- drejtori sportiv Eugent Zeka, i cili ka dhene edhe mendimin e tij ne lidhje me kete teme.

Po si nisi e gjithe kjo gje? Qashif Hoxha gjate emisionit “Sport Show” ishte shprehur: “Keta te rinjte qe kane shkuar sivjet ne ekipin e pare, nuk i ka marre Josa. I ka çuar presidenca e klubit. Mos ia jepni Joses kete bonus kot. Presidenti ia ka diktuar trajnerit se duhet t’i kete shume ne vemendje keta te rinj.

Nen presionin e presidences, nen presionin e ambjentit dhe rrjeteve sociale, te publikut, por edhe te eksperiences se gabuar te viteve te fundit, ka reaguar edhe Josa duke i dhene hapesirat e duhura. Dhe si Alivoda ashtu edhe Smajli e kane justifikuar totalisht aktivizimin e tyre”.

Dhe pergjigja e djeshme e Joses ishte e tille: “Ju keni permend shume lojtaret e rinj qe une kam aktivizuar, ju kam pare neper emisionet sportive, kam dasht t’iu pergjigjem ne disa momente por gjithesecili ka mendimin e vet.

Por duhet te dini se une nuk fus ne loje lojtare te rinj se me thote presidenti, ose me thote klubi qe duhet t’i aktivizoj. Une fus ne loje ate lojtar qe me jep besim se kur te jete ne fushe te ndihmoje skuadren dhe te kenaqe sportdashesin per nje lojtar te rinj qe po hyn ne loje”.

Po, a ka patur nderhyrje te tilla deri tani per lojtaret e rinj? Josa pergjigjet: “Asnje lloj nderhyrje, kete jua siguroj une dhe e njihni mire karakterin tim ne kete drejtim”.

Publikimi i ketij reagimi te trajnerit te Vllaznise ne faqet e “Shkodra Sport” eshte pasuar me nje koment te bere nga ish- drejtori sportiv i Klubit Vllaznia Eugent Zeka i cili ne gazeten tone shkruan:

“Mendimi im, pa cenuar respektin dhe vleresimin tim per trajnerin Josa. Promovimi dhe valorizimi i lojtareve te formuar prane Akademise se klubit eshte objektiv i njohur qe vendosin drejtuesit e shume klubeve te futbollit, si brenda ashtu edhe jashte vendit. Askush nuk mendon qe trajnerit Josa i bejne formacionin te tjeret.

Gjithashtu te gjithe njohim traditen e klubit Vllaznia ne prodhimin e futbollisteve. Prandaj, nuk eshte problem dhe as fyerje qe drejtuesit apo presidenti t’ia kene komunikuar trajnerit si nje nga objektivat e klubit, promovimin dhe valorizimin e lojtareve me te talentuar. Kjo, kuptohet, pa ju shmangur dhe pa demtuar objektivat kryesore te klubit ne kampionatin dhe kupen e Shqiperise.

Pergjigja e trajnerit Josa drejtuar Z. Qashif Hoxha nuk tregon harmoni ne bashkepunimin e tij me drejtuesit e klubit ne kete drejtim, edhe pse qellimi i tij mund te jete i kundert. E vertete eshte qe trajneri ka dhe duhet te kete liri te plote ne zgjedhjet e tij prane skuadres.

Po aq i vertete eshte fakti tjeter qe edhe vete trajneri eshte zgjedhje qe klubi dhe drejtuesit kane bere ne momentin e emerimit te tij. Nese sot po aktivizohen lojtare te rinj me skuadren e pare, duhet te jete frut i punes se perbashket dhe ne harmoni i te gjithe punonjesve dhe drejtuesve te klubit”./SHKODRA-SPORT.COM/