Shqipëria ka humbur në transfertë ndaj Islandës me rezultatin 1-0. Kuqezinjtë kanë dominuar takimin, por pa mundur të gjejnë rrjetën. Në intervistën për “Supersport”, ka pasur një përplasje mendimesh mes Astrit Hafizit dhe Bekim Balajt.
Fillimisht ish-trajneri i Kombëtares i ka kërkuar llogari sulmuesit, për mundësitë e pakëta në portën e kundërshtarëve: “Sulmuesit nuk mund të vlerësohen për mënyrën sesi luajnë në mbrojtje, por përpara portës kundërshtare.
Nuk e di sesa raste të pastra kemi pasur ne ndaj kundërshtarit. Por nëse ti je i kënaqur me lojën tënde pastaj, kjo është komplet tjetër gjë”.
E menjëhershme ka qënë edhe përgjigja e Balajt: “Të kuptoj dhe ke shumë të drejtë. Por kjo nuk është lojë individuale, nuk jemi në tenis këtu. Sa jam unë në shërbim të ekipit, duhet të jetë edhe ekipi për mua. Ku ishte krosimi që ta godisja unë topin me kokë?”, ka thënë sulmuesi i Shqipërisë. /Shqiperia.ch/