HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDebati për golin e anulluar të Vllaznisë, Renato Malota tregon pse vendimi...

Debati për golin e anulluar të Vllaznisë, Renato Malota tregon pse vendimi ishte i drejtë

Laçi fitoi dje me Vllazninë 1-0 falë një goli me penallti nga Guindo. Përpara episodit që vendosi sfidën e Superligës, Djurdjevic kaloi në avantazh skuadrën e Vllaznisë.

Por arbitri Eldorjan Hamiti me ndihmën e VAR anulloi gjithçka, për prekje me dorë të Da Silvës gjatë aksionit, nje vendim qe eshte kundershtuar shume nga shkodranet.

Ky moment është komentuar edhe nga mbrojtësi i Laçit, Renato Malota. Për lezhjanin goli duhej anulluar pasi prekja me dorë ekziston dhe duart nuk janë në pozicion natyral.

Malota ka postuar në rrjetet sociale, në lidhje me pretendimin e shkodranëve duke shkruar: “Nje sqarim per ata qe akoma mendojne se goli ishte i rregullt”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments