Vllaznia e basketbollit te meshkujve mori mbreme nje fitore me shume vlere ne ndeshjen gjysmefinale te Kupes se Shqiperise ndaj Kamzes e cila u luajt ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Si rrjedhoje, pas kesaj fitoreje ajo ka fituar te drejten per te diskutuar finalen e ketij kompeticioni per sezonin 2021-2022 dhe perballe do te kete ekipin e Tiranes qe ne gjysmefinalen tjeter mundi Teuten.

Sipas shortit te hedhur qe me perpara, finalja do te luhej ne fushen e fituesit te çiftit Tirana- Teuta, pra do te luhet pasditen e sotme ne sallen sportive “Fahrie Hoti” duke nisur nga ora 18.00.

Ndaj ketij kundershtari, Vllaznia luajti edhe pak dite me pare per kampionat dhe ne perioden e pare beri nje paraqitje te shkelqyer duke udhehequr me 15 pike por ne fund u mund me 14 pike nga bardheblute.

Edhe mbreme ndaj Kamzes, skuadra shkodrane shfaqi pasiguri ne momente te caktuara por menyra si reagoi ne perioden e fundit kur ishte ne disavantazh te 12 pikeve dhe e fitoi ate me shifrat 90-88, te le me shprese se do te dije edhe sot te tregoje vlerat e saj me te mira.

Trajneri Gjuka pas ndeshjes se mbremshme eshte shprehur se Vllaznia do te beje çmos per ta sjelle kete trofe ne Shkoder dhe momenti i betejes me Tiranen ka ardhur./SHKODRA-SPORT.COM/