Eneo Bitri ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme te skuadra e tij e re, duke shënuar golin e parë që në debutim.

Mbrojtësi shqiptar ka qenë protagonist për skuadrën e tij, me golin e shënuar në minutën e 39 të takimit.

Pas një krosimi në zonë nga goditja e këndit, Bitri ka gjetur mjaft mirë kohën duke goditur për ta çuar topin në cepin e portës, ku për portierin ishte e pamundur që të kapej.

Ndeshja ka përfunduar me rezultatin e barabartë 2-2, ku fillimisht miqtë kaluan në avantazh por Valrenga e Bitrit arriti të përmbyste në të parën. Në pjesën e dytë, ishin sërish miqtë që barazuan. Pas 19 javësh kampionat, skuadra e Bitrit renditet e 14-a në klasifikimin me 16 skuadra.