Monday, January 19, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDebutim premtues, Çelikoviç shpëton Vllazninë me një ndërhyrje vendimtare

Debutim premtues, Çelikoviç shpëton Vllazninë me një ndërhyrje vendimtare

✍️ Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Qendërmbrojtësi boshnjak Jasmin Çelikoviç ka debutuar dje me Vllazninë, duke lënë menjëherë përshtypje shumë pozitive te stafi teknik dhe tifozët.

I aktivizuar që nga minuta e parë, ai tregoi personalitet, qetësi dhe vendosmëri në repartin defensiv.

Në një moment tepër delikat të ndeshjes, Çelikoviç u shfaq vendimtar duke devijuar një top që po shkonte drejt rrjetës, duke i shpëtuar skuadrës një gol të sigurt.

Ndërhyrja e tij u duartrokit dhe tregoi se qendërmbrojtësi boshnjak mund të kthehet shumë shpejt në një pikë të fortë të prapavijës kuqeblu. Debutimi i tij lë pritshmëri të larta për ndeshjet e ardhshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments