Kombëtarja shqiptare e futbollit do hapë sonte fushatën kualifikuese për Euro 2024 kundër Polonisë. Takimi që do luhet në transfertë, në orën 20:45 patjetër që paraqet një dozë të lartë vështirësie për kuqezinjtë. E për më tepër me polakët që duan reagimin në Varshavë pas humbjes në debutim kundër Çekisë në shifrat 3-1.

Por edhe tek Shqipëria ka entuziasëm, kjo pasi debuton për herë të parë në krye të stolit, Sylvinho. Ish-mbrojtësi i njohur do përpiqet të hapë një kapitull të ri në historinë e kombëtatres sonë dhe pse jo të ripërsërisë suksesin e një kualifikimi në europian, siç ndodhi në vitin 2016. Megjithatë statistikat përballë polakëve nuk janë aspak pozitive.

Shqipëria është përballur 13 herë në historinë e saj më këtë ekip kombëtar. Duke pasur një bilanc goxha negative, ku numëron 9 humbje, 3 barazime dhe 1 fitore. Ky sukses i kuqezinjëve tanë daton më 29.11.1953, ku në një ndeshje miqësore, Shqipëria fitonte 2-0 përballë polakëve. Vendosnin në atë ndeshje dy legjendarët e futbolli shqiptar, Loro Boriçi dhe Refik Resmja me golat e tyre.

Pra një sukses që daton para 70 vitesh, e që nga ajo periudhë ka marrë dy barazime dhe 7 humbje kundër Polonisë. Sonte mund të jetë ndoshta nata e duhur, që të arrihet një tjetër rezultat pozitiv në historinë e përballjeve me Poloninë.

Duke qenë se edhe kundërshtarët sonte, nuk gëzojnë dhe nuk janë në formën e tyre më të mirë. Fakt që ndoshta duhet shfrytëzuar nga të besuarit e trajnerit Brazilian, Sylvinho.
Endri ÇINARI