Trajneri i Kastriotit, Ardian Mema ka folur për Oversport pas fitores përballë Vllaznisë në debutimin e tij në stolin e krutanëve.
“Kjo është fitorja e ekipit dhe jo e imja, sepse nuk kam shumë kohë që punoj me skuadrën.
Vllaznia na vuri në vështirësi, sot patëm edhe dëmtime. Do të punojmë në ditët në vazhdim që të përmirësojmë akoma më shumë performancën e skuadrës.
Çela ka punuar shumë, e kam takuar para ndeshjes, pasi jemi edhe shokë.
Ekipi mu përgjigj në këto dy ditë. E theksoj që kjo ishte fitorja e ekipit dhe jo e Ardit”, ka thënë Mema.