Trajneri Nevil Dede, duke folur për finalen e Conference League, që u luajt në “Air Albania” në Tiranë, u shpreh se ata që e sollën ecentin, kanë bërë një reklamë falas për Shqipërinë.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede zbuloi edhe fjalët e një italiani për përjetimin e kësaj finale.

“Mbushja e stadiumit Olimpico, tregon si e kanë përjetuar romanët. Një miku im priti disa miq nga Italia dhe i kishte pyetur sesi ndihen, ata i kishin thënë: ‘Jemi mësuar të humbim gjithë jetën’. Kjo është arritje historike, Roma fiton edicionin e parë të kompeticionit.

Ky populli ynë, e shijoi këtë finale. Është gjë qejfi. Njerëzit që e sollën këtë finale, janë FSHF dhe ata që ndërtuan stadiumin. Bëmë një reklamë falas për Shqipërinë. Burrave që e sollën këtë finale këtu, duhet tu heqim kapelen”- eshte shprehur Dede.