Agjenti i Gareth Bale ka refuzuar të përjashtojë një transferim të klientit të tij nga Real Madrid tek Juventus.

Uellsiani ka kohë që përflitet për një largim nga Bernabeu pasi për një kohë të gjatë nuk ka luajtur rregullisht me gjigantët spanjollë.

Dhe agjenti i tij, Jonathan Barnett, i ka hedhur benzinë zjarrit duke thënë se Bale mund të largohet megjithëse aktualisht është i lumtur në Madrid.

“Gareth është shumë i lumtur te Real Madrid, por në të ardhmen asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë,” shprehet Barbett për Tuttosport.

“Ronaldo ishte një humbje e madhe për Real. Gareth vdes të luajë me atë, por aktualisht është i lumtur pasi po luan te një klub gjigant.

“Është e vërtetë se që pas mbërritjes së CR7 në Serie A, kampionati italian po konsiderohet si një nga më të fortët.”/telesport/