PSG vazhdon të jetë aktive në merkato duke kërkuar të formojë një ekip yjesh për t’i çuar te trofetë.

Teo Hernandez është rishfaqur në radarët e parisienëve, që po mendojnë të formojnë një nga dyshet më të forta të Europës me Hakimin dhe francezin.

Oferta prej 40 milionë eurosh është e papërfillshme për kuqezinjtë, që përpos anës financiare, nuk duan absolutisht të heqin dorë nga një prej elementëve më thelbësorë të formacionit të Piolit.