Rikthimi i Edi Martinit serish ne pankinen e Teutes ka bere shume pershtypje ne opinionin sportiv shqiptar sepse nuk kishte ndodhur me pare qe nje trajner te jepte doreheqjen e te rikthehej serish pas 3 javesh.
Per kete arsye, nuk kane munguar edhe komentet teksa vete Martini eshte shprehur se nuk mund t’i thoshte “jo” ofertes se presidentit Hasanbelliu per te rimarre ekipin.
Nderkohe kjo teme eshte diskutuar edhe në emisionin “Skaner”. Ka qene Nevil Dede ai qe ka bërë një krahasim shumë të veçantë për marrëdhënien e tij me presidentin e skuadrës.
“E di si më duket mua kjo? Po ju bëj një krahasim. Është si një çift i dashuruar që ndahen dhe bashkohen prapë, vetëm për hir të fëmijëve të tyre”, ka thënë Dede mes batutës.